Oda e Mjekëve mirënjohje drejtorit të ISHP-së, Shaban Memeti

Maqedonia

Oda e Mjekëve mirënjohje drejtorit të ISHP-së, Shaban Memeti

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:30
Shaban Memeti

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti, ka pranuar mirënjohje nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse mirënjohja i ndahet Memetit, ai thotë se falënderimi u takon punonjësve të ISHP-së për punën e tyre të deritanishme, sidomos gjatë krizës së pandemisë me Covid-19.

“Jam mirënjohës për testet që keni bërë, angazhimin e të gjithë kuadrit shëndetësor dhe laboratorik.” – shprehet Memeti.

Përndryshe ISHP që nga fillmi i përhapjes së virusit corona në vendit tonë, ka realizuar diku mbi 800 mijë teste. Instituti i drejtuar nga Shaban Memeti, për çdo ditë informon për rastet e reja të të infektuarve, viktimat nga virusi po edhe të shëruarit, gjithashtu bën analiza në nivel javor për situatën epidemiologjike me Covid-19. Memeti është edhe anëtar i Komisionit për sëmundje ngjitëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat