ASH: BDI po tenton të mashtrojë shqiptarët me ngjyrën e gjelbër

Maqedonia

ASH: BDI po tenton të mashtrojë shqiptarët me ngjyrën e gjelbër

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët e konsideron hipokrizi të radhës agjenden e gjelbër të BDI-së. Nga kjo parti thonë se me këtë Ahmeti dhe BDI hoqën dorë nga të drejtat kombëtare, statusi i UCK-së, nga drejtësia, nga kryeministri shqiptar dhe nga të gjitha premtimet mashtruese në 20 vitet e fundit.

Një parti e dalë nga lufta, që nga emblema kuq e zi, kaloi në ngjyrë të kaltër, sot po tenton të mashtrojë qytetarët dhe në veçanti shqiptarët me ngjyrën e gjelbër. Ende pa zgjidhur problemet kombëtare apo tematike siç pretendojnë t’i quajnë ata, sot thanë se do të merren me punë të gjelbëra. Ramiz Merko çdo ditë pret drunjë e uzurpon hapësira të gjelbëra, ndërsa Ahmeti flet për ambient. Sot Tetova s’ka ujë për pije dhe ka ajër të ndotur, ndërsa Ahmeti flet për jetë cilësore.

Sot Çairi ka kaos urbanistik, pa ujësjellës dhe pa kanalizim, ndërsa Ahmeti flet për ekologji. Sot Komuna e Likovës jeton pranë pendës, por pa ujë, ndërsa Ahmeti flet për ujëra dhe gjelbërime”, tha Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.

Ndërkoh forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët zhvilluan një aksion para Minsitrisë së Ambientit, ku kishin sjellur një sasi simbolike të mbeturinave nga disa komuna. Me këtë aksion ata thanë se duan që erën e keqe që kundërmon nga deponitë në këto komuna ta ndjejnë edhe institucionet, dhe funksionarët shtetëror. Nga Alenaca për Shqiptarët shtojnë pas tetorit komunat shqiptare do të clirohen dhe pastrohen nga regjimi i kuadrove të njollosura të BDI-së .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat