Përse Ali Ahmeti e braktisi kuqezi-në për jeshilen?!

Maqedonia

Përse Ali Ahmeti e braktisi kuqezi-në për jeshilen?!

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 10:00
Ali Ahmeti

Prej më shumë se 20 vitesh, Ali Ahmeti dhe BDI-ja, edhe pse simbolin e partisë e kanë pasur në ngjyrën blu, që ngjan me flamurin grek, ka shpallur se është njeriu kuqezi që ka përfaqësuar vlerat shqiptare në Maqedoni. Skënderbeun, Nënë Tereza-n i ka përmendur shumë se prekte fanatikët, po përgjithësisht si diskurs kishte flamurin nacional për të përfaqësuar politikisht shqiptarët në këtë vend të Ballkanit.

Por nuk e ka bërë vetëm Aliu, thuajse të gjithë, që nga PPD-ja, i ndjeri Arbër Xhaferi, apo të gjitha formacionet politike shqiptare në Maqedonianë e Veriut, duan të mëshojnë tek aspekti i mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve.

Por ka dy ditë që Aliu, që në vulg e thërrasin “Baba” ka dalë krejt çuditshëm e papritur me një sfond të gjelbër e tollumbace jeshile, a thua se është një parti tipike e jeshilllëkut politik. Gjë normale, pasi parti të tilla ambjentaliste në Europë apo edhe në botë, janë shumë të rëndësishme. Kanë histori të betejave të tyre ambjentale, por partia e Ali Ahmetit, jeshillëkun e ka të lidhur vetëm me livadhet e “Babës” në Zajas, ku prej shumë vitesh mbledh ndërkombëtarët në takime që të mos përgjohet.

Aq i fiksuar është”Baba” te përgjimet sa thuhet se mban një telefon mobil Nokia të kohës së “qepës” vetëm për të mos u interceptuar.

Megjithatë, Ali Ahmeti, apo BDI e tij, edhe pse konsiderohet një forcë politike e establishmentit, tribale e klienteliste, edhe mund të rinovohet apo transformohet.

Nga një parti nacionale, të kthehet në një forcë politike qytetare, ku edhe të mbrojë pjesë të shoqërisë që nuk flet shqip në Maqedoninë e Veriut, apo edhe të ketë mendime të ndryshme për Skënderbeun, Nënë Terezën, apo Goce Dellçevin, është pak e vështirë për të mos thënë e pamundur.

Shumë analistë sot e kanë marrë si një rrështitje delirante të “Babës” drejt identitetit të tij fshatar mbi livadhet dhe natyrën. Ah sikur të ishte e tillë? Aliu si një nga politikanët më makiavelistë në hapësirën shqiptare, tek ngjyra jeshile, ka prekur atë që bëjnë njerëzit në krizë.

Pjesën fanatike dhe në “fjetje” të elektoratit shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Pra elektoratit fanatik musliman. Që duhet thënë realisht se nuk është BDI që po e kërkon për së pari; e kanë bërë të gjithë, që nga i madhi Arbër Xhaferi, ani pse me elegancë. Por Arbri i Madh, ngjyrën e ka pasur gjithmonë kuqezi, nuk e ka ndryshuar në jeshile, duke fshehur simbolin me një djallëzi të pashoqe.

Ali Ahmeti, ka qenë deri më sot një garant i pjesës laike të shqiptarëve në politikën e Maqedonisë së Veriut, e kalimi i tij drejt fanatizmit, më shumë se fatalitet është i rrezikshëm. Është një sinjal që ai po e përdor, si shantazh që është gati ta kthejë partinë e tij në një lloj “Hamasi” vetëm për të mos u shqetësuar, siç po flitet se do ndodhë. E kemi fjalën për Prokurorinë Speciale.

BDI, mund të jetë edhe Ali Ahmeti, por ajo nuk ka qenë kurrë e gjelbër, e nësë sot ka dalë e tillë, njerëzit e lidhin me lopën, e jo me fenë, pasi në Maqedoninë e Veriut, për “Babën” me kohë po thonë se “nuk ka as din e as iman”…/Pamfleti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat