Rusia shpall non-grada një diplomat të Maqedonisë

Maqedonia

Rusia shpall non-grada një diplomat të Maqedonisë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Rusia ka shpallur non-grada një punonjës të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, thonë nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

“Olivera Çausheva-Dimovska, ushtrues detyre e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse u thirr në Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme më 10 qershor, ku asaj iu dha një shënim që deklaron për non-grada një punonjës së Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë,” tha deklaratën e Ministrisë.

Kjo masë është si kundërpërgjigje ndaj vendimit të palës së Maqedonisë ku në muajin maj e shpalli për non-grada një diplomat nga Ambasada ruse në Shkup, thonë nga atje.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut dëboi një diplomat rus në fund të muajit maj. Pas kësaj lëvizje të Maqedonisë, misioni diplomatik rus në Shkup njoftoi se Moska po konsideron kundërmasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat