Qeveria e Maqedonisë shqyrton vendosjen e taksës ekologjike te dizelli

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë shqyrton vendosjen e taksës ekologjike te dizelli

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM sot akuzoi se me rishqyrtimin e buxhetit, propozohet shtrenjtim të dizellit me çka do të përfundimisht do të rritet çmimi për 4 denarë.

Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski thotë se rritje mundshme e çmimit të dizellit nuk do të prekë qytetarët.

Sipas tij, Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim rreth çmimeve të derivateve të naftës, por, siç thotë ai, për momentin po bëhen analiza për vendosjen e taksave ekologjike.

“Si Qeveri ne kujdesemi që çmimi i derivateve të naftës të jetë sipas standardeve të popullatës si dhe sipas performancave ekonomike me çka nuk do të rrezikohet standardi jetësor dhe as produktiviteti dhe efikasiteti i kompanive. Po bëhen kalkulime, por nuk ka vendim përfundimtar”, tha Kovaçeski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat