Regjistrohen vetëm 8 raste të reja me koronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen vetëm 8 raste të reja me koronavirusi në Maqedoni

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Për herë të parë pas dy shtatorit të vitit të kaluar, në Maqedoni nuk ka asnjë të vdekur nga coronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.068 testime dhe janë regjistruar vetëm tetë raste të reja.

Prej rasteve të reja 3 janë në Shkup, dy në Tetovë dhe nga 1 në Kërçovë, Ohër dhe Veles. Po ashtu ISHP gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar edhe nëntë pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 155.536 pacientë, ndërsa prej tyre 149.628 janë shëruar dhe 5.471 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 437 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat