Interesim i vogël për shkollat profesionale në Maqedoni

Maqedonia

Interesim i vogël për shkollat profesionale në Maqedoni

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Ndërkohë, në Qendrën shkollore për trafik në komunikacion “Boro Petrushevski” kanë konkuruar 40 semimaturantë. Profesori Nexhat Lika tha se mbi 50 kompani presin kuadër të ri të profesionalizuar në drejtimin e makinerisë dhe komunikacionit.

” Këto janë kompani që merren me mirmbajtjen e automjeteve motorike dhe shitjen e automjeteve motorike. Në këto drejtime të cilat i kemi ne janë drejtime adekuate që janë në interesat e tyre. Duhet të ketë një fushatë pak më agresive në këtë drejtim që tu sqarohet semimaturantëve se mundësitë që ofrojnë shkollat profesionale janë shumë më të mëdha nga ato të përgjithshmet nga shkaku se atyre asnjë mundësi nuk u cungohet për të vazhduar qoftë shkollimin e lartë apo për tu punësuar”- tha Nexhat Lika, profesor.

“Për këtë vit kemi planifiku tre drejtime me 6 profile. Drejtimi I komunikacionit, kemi teknik për komunikacion rrugor dhe teknik transport dhe shpedicion. Drejtimin e makinerisë kemi teknik për automjete motorike ku është drejtim I ri këtë vit dhe drejtimin elektronicist kemi autoteknik elektronik, edhe këtu është drejtim trevjeçar dhe ka të interesuar një numër simbolik I nxënësve”- pohoi Zeqirja Zeqiri, ndihmës drejtor i QSHA” Boro Petrushevski”

Rezultatet nga afati i parë për regjistrim do të publikohen të enjtën më 17 qershor, në orët e pasditës. Nshkollat ku ka intresim më të lartë të nxënësve do të mbahet testim kualifikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat