Bullgaria: Kushtet për konferencë ndërqeveritare me Shkupit nuk janë përmbushur

Maqedonia

Bullgaria: Kushtet për konferencë ndërqeveritare me Shkupit nuk janë përmbushur

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 19:55
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi se kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk janë përmbushur.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë thekson se qëndrimi i tyre sa i përket kornizës negociuese për anëtarësim mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian mbetet i pandryshuar.

Sipas tyre, korniza negociuese duhet të përmbajë garancitë e nevojshme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që u arrit në vitn 2017 e që për momentin, siç shprehen nga MPJ e Bullgarisë, nuk janë përmbushur dhe për këtë shkak nuk janë përmbushur kushtet për Konferencën e parë ndërqeveritare.

Nga MPJ-ja bullgare shprehen se Bullgaria mbetet për dialog dhe ndërmerr hapa në ndërtim të mirëbesimit nëpërmjet dialogut konstruktiv dhe pragmatik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat