Sipas Bislimovskit, çmimi i ri i rrymës elektrike do të dihet për 10 ditë

Maqedonia

Sipas Bislimovskit, çmimi i ri i rrymës elektrike do të dihet për 10 ditë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:42
Marko Bislimovski

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski thotë se çmimi i ri i rrymës elektrike do të dihet për 10 ditë.

“Me përgjegjësi deklaroj se kërkesa për shtrenjtim që u kërkua nga kompanitë energjetike nuk do të pranohet, dhe KRRE do të kryej analiza në bazë të së cilave do të caktohet edhe çmimi i energjisë elektrike”, tha Bislomovski.

Ai thotë se KRRE duhet ta caktojë edhe çmimin e ujit për shkak në këtë mënyrë do ta relaksojë trysninë e politikës ndaj punës së këtyre ndërmarrje publike komunale.

“Ne s’kemi trysni, ndërsa anëtarët e Këshillit janë nga parti politike të ndryshme, dhe shumica gjithmonë mundohet që të sjell vendim popullor. Por e dini se në disa komuna kishim disa ndalesa me ujësjellësin. Gjatë asaj periudhe çdo amviseri blen nga një shishe ujë, ndërsa ajo kushton mbi 15 denarë”, tha Bislimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat