Ndriçohet Drini i Zi në Strugë i cili kushtoi mbi 100 mijë euro

Maqedonia

Ndriçohet Drini i Zi në Strugë i cili kushtoi mbi 100 mijë euro

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Komuna e Strugës ka shpenzuar rreth 110 mijë euro për vendosjen e dritave, ndërsa gjatësia e ndriçimit, siç theksojnë nga Komuna e Strugës, do të jetë 1.800 metra.

Biologu Kiril Arsovski i cili merret me hulumtime të biodiversitetit dhe ekologjisë urbane, ndriçimin e vlerësoi si të dëmshëm për botën e gjallë, ndërsa nga komuna paralajmëroi edhe “inaugurim të projektit për ndriçimin e Drinit të Zi” gjatë ditës së nesërme.

“Duke i përmbushur të gjitha kërkesat arkitektonike, ndriçimit realizohet në pajtim me rregullativën normative për standarde teknike. Projekti përfshin instalimin e armaturës e përpunuar nga çeliku që nuk ndryshket. Gjatësia përfshin 900 metra, ndërsa ndriçimi do të jetë në të dy pjesët e lumit”, thonë nga Komuna e Strugës.

Sipas biologut Arsovski, ndriçimi i lumenjve ndryshon ritmin e botës së gjallë, përkatësisht humbet ndjesia e ditës dhe natës.

“Ndriçimi do të rrisë edhe rritjen e algave ujore dhe do të ndikojë ndaj cilësisë së ujit. Ndriçimi rrezikon jetën e peshqve, posaçërisht ndjesinë për orientim dhe komunikim. Ndriçimi rrit temperaturën e lumit”, thotë mes tjerash Arsovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat