Maqedoni, vitin e kaluar janë regjistruar 685 ndërtime pa leje

Maqedonia

Maqedoni, vitin e kaluar janë regjistruar 685 ndërtime pa leje

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) njoftoi se gjatë vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 685 ndërtime pa leje.

Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 98 objekte banimi (14.3%), 114 ndërtime, mbindërtime dhe adaptime (16.6%), 66 objekte afariste (9.6%), 52 garazhe (7.6%), 117 rrethoja (17.1%), 4 shkallë (0.6%), 14 teraca (2%), 11 teraca verore (1.6%), 85 tenda (14.4%), 39 objekte kohore (5.7%) si dhe 85 objekte ndihmëse (12.4%).

Numri më i madh i ndërtimeve të ndërtuara pa leje ose 99% janë në pronësi private.

Ndryshe, më herët partia maqedonase në pushtet LSDM propozoi legalizimin e objekteve pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat