Mariçiq – Byrnes: Mbështetje e fuqishme për reformat në gjyqësi

Maqedonia

Mariçiq – Byrnes: Mbështetje e fuqishme për reformat në gjyqësi

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 20:27
Foto nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot u takua me ambasadoren e SHBA-ve, Kate Marie Byrnes. Në takim u diskutua për mënyrat e bashkëpunim në kuadër të Memorandumit për luftimin e korrupsionit që e publikoi SHBA.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, ata biseduan edhe për Urdhrin e presidentit Biden për personat që veprojnë kundër vlerave demokratike dhe vijnë nga Ballkani Perëndimor.

“Ministri Mariçiq potencoi rëndësinë e vazhdueshme të SHBA-ve dhe shfrytëzoi takimin që t’i prezantojë aktivitetet e realizuara në kuadër të Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor dhe e njoftoi me hapat e ardhshme në fushën e luftimit të korrupsionit që do të fillojnë së shpejtë, mes tjerash edhe Projekti i OSBE-së dhe BE-së për monitorimin e rasteve të korrupsionit të lartë”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Urdhri ekzekutiv i presidentit Biden, thuhet në njoftim, dha mbështetje të madhe për shkak se theksi vendoset te luftimi i korrupsionit, që është prioriteti kyç i ministrisë dhe qeverisë.

“Partneriteti ynë mbetet, vazhdon bashkëpunimi dhe përpjekja e luftës kundër korrupsionit”, u tha në takimin mes ambasadores dhe ministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat