Milloshoski: Përveç Bullgarisë ka edhe shtete tjera që e bllokojnë Maqedoninë

Maqedonia

Milloshoski: Përveç Bullgarisë ka edhe shtete tjera që e bllokojnë Maqedoninë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:37
Antonio Miloshoski

“Mendimi im personal është se pas këtyre bllokadave të Maqedonisë, Bullgaria mund të jetë e dukshme si një vend individual, por nuk jam i sigurt se Bullgaria është i vetmi vend që aktualisht nuk i jep përparësi zgjerimit. Ndoshta disa vende të tjera që janë më të qeta, ndajnë të njëjtin qëllim, zgjerimi të jetë më i ngadaltë”.

Këtë e tha kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të RMV-së, Antonio Milososki nga radhët e OBRM-PDUKM, pas takimit me homologen nga Shqipëria, Mimi Kodheli.

Sipas Milloshoskit, në ditën e sotme, kur mbahet këshilli ministror në Luksemburg, do të ketë lajme të mira për Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa zhgënjim për Maqedoninë dhe Shqipërinë, pasi ai nuk pret të ketë vendim për të filluar negociatat.

“Për më tepër, është zhgënjyese për publikun tonë që qeveria informoi tre vjet më parë se ne tashmë kemi marrë datë për fillimin e negociatave. Nëse BE vazhdon të punojë në këtë mënyrë, unë besoj se do të vazhdojë të humbasë besueshmërinë e saj në vetë rajonin, sepse që nga viti 2009 ne kemi rekomandim për të filluar negociatat, dhe BE nuk arrin të sigurojë konsensus për t’i filluar ato”.

“Mendimi ynë është se BE nuk do të ishte e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Ndërsa mendimi im personal është se pas këtyre bllokadave, ndoshta Bullgaria është e dukshme si vend individual, por nuk jam i sigurt se Bullgaria është i vetmi vend që aktualisht nuk i jep përparësi zgjerimit”, tha Milloshoski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat