Kate Marie Byrnes: Jemi të dëshpëruar nga vendet anëtare të BE-së

Maqedonia

Kate Marie Byrnes: Jemi të dëshpëruar nga vendet anëtare të BE-së

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:23
Kate Marie Byrnes

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup u shpreh e dëshpëruar që vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të miratojnë kornizën negociuese në Këshillin për Punë të Përgjithshme.

“Nuk ka dyshime se Maqedonia e Veriu përmbushi detyrat për t’i filluar bisedimet aderuese dhe kjo është hap për të cilën ne besojmë se do të rriste stabilitetin politik, do ta avanconte marrëdhënien politike dhe ekonomike me Evropën dhe do të ndihmonte në lidhjen transatlantike”, tha Byrnes në fjalimin para pjesëmarrësve në Forum.

Ndryshe, Bullgaria këmbëngul që zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë nga Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të përfshihet midis kushteve në kornizën e ardhshme për negociatat e pranimit të Shkupit në BE.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, gjatë ditës së djeshme deklaroi nëse në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së është depersonalizimi, atëherë vendi nuk ka nevojë për një BE të tillë.

“Në Sofje, kemi pasur bisedime të hollësishme për zhvillimin e bashkëpunimit sektorial dhe bisedime mbi procesin e punës së komisionit për çështje historike dhe arsimore. Në një farë mënyre, ai duhet të jetë një udhërrëfyes, një dokument dypalësh që sipas propozimit portugez do të konsiderohet përmes procesit të stabilizimit dhe shoqërimit”, tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat