Gjukanoviq: Maqedonia e Veriut bëri sakrificë për të zgjidhur problemin me Greqinë

Maqedonia

Gjukanoviq: Maqedonia e Veriut bëri sakrificë për të zgjidhur problemin me Greqinë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:41
Millo Gjukanoviq

Presidenti malazez Millo Gjukanoviq, në një intervistë, ka komentuar edhe arritjen e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Ai mes tjerash theksoi se Maqedonia e Veriut bëri sakrificë të madhe për të debllokuar procesin me Greqinë.

“Ne e dimë se një prej atyre çështjeve ka qenë prej kohësh çështja e integrimit të Maqedonisë. Për fat të mirë, u arrit një marrëveshje në atë mosmarrëveshje të gjatë midis Maqedonisë dhe Greqisë, u gjete një zgjidhje tani me Maqedoninë e Veriut falë fleksibilitetit të jashtëzakonshëm të politikës, e cila është për çdo respekt.

Tani kemi një bllokim tjetër për shkak të marrëdhënieve me një vend tjetër fqinj, Bullgarinë”, tha Millo Gjukanoviq – President i Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat