Prej të enjten Maqedonia vendoset në kategorinë e dytë për udhëtim në Qipro

Maqedonia

Prej të enjten Maqedonia vendoset në kategorinë e dytë për udhëtim në Qipro

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Nga zona e tretë (e kuqe), Maqedonia prej 8 korrikut 2021, do të vendoset në kategorinë e dytë (të portokalltë), për udhëtim në Qipro. Kjo do të thotë se qytetarët e RMV-së të cilët duan të udhëtojnë në Qipro, do të duhet të posedojnë test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë.

Sipas vendimit të Qeverisë së Qipros, shtetet janë ndarë në tre zona, varësisht gjendjes epidemiologjike: e gjelbër, e portokalltë dhe e kuqe, dhe për secilën prej tyre ka rregulla të veçanta.

Në kategorinë e parë (të gjelbër) Qipro i ka vendosur vendet me “rrezik të ulët”, ndërsa në të ka 31 shtete dhe për shtetasit e tyre nuk parashihet asnjë kufizim, as test e as karantinë.

Në kategorinë e dytë, në të cilën do të vendoset edhe Maqedonia e Veriut, Qipro kërkon test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë.

Ndërsa në kategorinë e tretë, në të cilën ndodhen 19 shtete, Qipro kërkon test negativ PCR të kryer 72 orë para arritjes në Qipro dhe test tjetër pas arritjes. Deri të enjten në këtë listë është edhe Maqedonia e Veriut.

Shtetet të cilat nuk ndodhen në këto tre kategori, Qipro i ka vendosur në zonën e katërt dhe për ta ka rregulla tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat