Do të kërkojë Katica Janeva të mos shkojë në burgim

Maqedonia

Do të kërkojë Katica Janeva të mos shkojë në burgim

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:08
Katica Janeva

Ish-kryeprokurorja e PSP-së, Katica Janeva do të kërkojë të mos shkojë në burgim.

Mosshkuarjen në burg ajo e arsyeton për shkak të problemeve shëndetësore. Avokatja e Janevës, Irena Frçovska thotë se nuk mund me siguri të deklarojë se në çfare do të bazoeht kërkesa për shkak se Gjykata e Apelit ende nuk e ka dhënë aktivendimin.

Ajo thotë se do të ankohen edhe në Gjykatën e Lartë dhe nëse nuk ka sukses, do të ankohen në Gjykatën e Strazhburgutt.

Ndryshe, Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva u shpallën fajtorë për rastin “Haraçi” më 17 qershor vitin e kaluar, ndërsa Gjykata e Apelit gjatë ditës së djeshme e vërtetoi dënimin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat