Nikolla Dimitrov kërkon që Maqedonia të trajtohet me dinjitet

Maqedonia

Nikolla Dimitrov kërkon që Maqedonia të trajtohet me dinjitet

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:52
Nikolla Dimitrov

“Rasti i Maqedonisë së Veriut është test serioz për perspektivën evropiane në rajon. Investimi është i madh dhe bëj thirrje që si vend dhe komb të trajtohemi me dinjitet që e meritojmë”.

Këtë sot e deklaroi zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në ditën e dytë të takimit joformal me ministrat për Çështje Evropiane në fjalimin e tij në sesionin plenar në Brdo të Sllovenisë.

Fokusi kryesor i diskutimit, siç njoftojnë nga SÇE-ja, ishte te vendosja e kapaciteteve të BE-së në menaxhimin nga kriza e coronavirusit.

“Virusi nuk njeh kufi dhe nuk din nëse vendet janë anëtarë ose kandidatë. Për këtë shkak rajoni ynë, i rrethuar nga BE, duhet bashkërisht me BE-në të menaxhojë me krizat e përbashkëta siç është pandemia”, tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat