KSHZ ka vërejtje në raportin e ESHR-së

Maqedonia

KSHZ ka vërejtje në raportin e ESHR-së

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:42
Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot e mbajti seancën e 11-të në rend dite të së cilës ishin disa pika, midis të cilave shqyrtim të kërkesës për mospranim të kryerjes së detyrës kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtar dhe zëvendës të Komisioneve Zgjedhore Komunale (KZK), zgjedhje e rastësishme e kryetarit, zëvendëskryetar dhe anëtar dhe zëvendës i KZK kërkesat e të cilave për përjashtim janë pranuar nga KSHZ-ja, si dhe rregullore për ndryshim dhe plotësim të rregullores për sistematizim të vendeve të punës në  shërbim profesional të KSHZ-së.

Në seancë u miratua procesverbali nga seanca e 10-të të KSHZ-së, ndërsa nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, bëri të ditur se deri te ata kanë mbërritur 44 kërkesa nga kryetarë, nënkryetarë, anëtarë dhe zëvendësanëtarë të KZK-së të cilët kërkojnë përjashtim të tyre për shkak të arsyeve të caktuara shëndetësore, familjare apo të tjera.  Një pjesë e atyre kërkesave u pranuan, ndërsa në vendin e tyre në seancën e njëjtë në zgjedhje të rastësishme u zgjodhën kryetarë, nënkryetarë, anëtarë dhe zëvendësanëtarë të rinj të KZK-së.

Anëtarët e KSHZ-së në seancën e sotme e miratuan edhe rregulloren për ndryshim dhe plotësim të rregullores për sistematizim të vendeve të punës në shërbimin profesional të KSH-së. Siç sqaroi nënkryetarja Shehu, me këtë nuk do ta rrisin, as ulin sistematizimin me një lloj tjetër të arsimit edhe në departamente të caktuara rajonale ku numri është rritur, ndërsa në disa departamente të tjera ku kanë ulje të numrit të të punësuarve, bëjnë shkëmbim të vendeve të punës.

Nënkryetarja e KSHZ-së Shehu, lidhur me raportin përfundimtar të Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) i cili u publikua dje, para fillimit të seancës, theksoi se të gjitha materialet në formë të shkruar edhe një herë do të dërgohen deri te ESHR që t’i shqyrtojnë, sepse, siç theksoi, një pjesë e pikave të cekura në raport janë të pasakta.

Lidhur me vërejtjen se KSHZ-ja gjithsej për 154 persona të angazhuar si trupa ndihmës kanë paguar 5 milionë denarë pa kritere, të cilët nuk janë përcaktuar në mënyrë cilësore dhe matëse, ajo tha se në pajtim me Kodin Zgjedhor, KSHZ-ja pas shpalljes së zgjedhjeve merr vendim për përcaktim të nevojës të formimit të trupave ndihmës për zbatimin e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat