Funksionarë të lartë të MPB-së bindin banorët e Studeniçanit të mos përdorin armë në dasma

Maqedonia

Funksionarë të lartë të MPB-së bindin banorët e Studeniçanit të mos përdorin armë në dasma

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Sot në Komunën e Studeniçanit u mbajt seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Studeniçanit, në të cilën morën pjesë kryetari i komunës, Azem Sadiki, drejtori i BSP-së, Sasho Tasevski bashkërisht me ndihmës drejtorin Shefik Bajrami si dhe komandati i SP Draçevë, Mile Trifunovski.

Në seancë u shqyrtua gjendja e sigurisë në komunë dhe u vlerësua se është stabile me tendencë drejt përmirësimit.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se kujdes të posaçëm iu kushtua përdorimit të armës në festat familjare dhe masat për parandalimin e këtij fenomeni.

Këshilli i KOmunës së Studeniçanit, kryetari i komunës dhe MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armës në festa familjare për shkak se kjo mund të ketë pasoja të rënda.

Përdorimi i armës është në kundërshtim me ligjin, ndërsa dënimi është prej 200 deri 500 euro. Varësisht nga pasojat, përdorimi i armës mund të jetë edhe vepër penale ku parashihet edhe dënim nga 1 deri 5 vite burg.

Nga MPB theksojnë se aktivitete të tilla do të vazhdohet edhe gjatë ditëve të ardhshme në komunat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat