Aktiv zjarri në Kokinski doll, ndërsa në Kokino nën kontroll

Maqedonia

Aktiv zjarri në Kokinski doll, ndërsa në Kokino nën kontroll

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Pjesa më e madhe e zjarrit në Kokino është vendosur nën kontroll, por ka vatër të re në vendin Kokinski doll, deklaroi sot kryetarja e Nagoriçanit të Vjetër, Zhaklina Jovnovska. Krahas njësisë zjarrfikëse nga Nagoriçani i Vjetër dhe zjarrfikësve nga më shumë qytete, në terren janë dhe ekipe të Armatës, nga MPB-ja, nga ISHSSH, ekonomia e pyjeve dhe vullnetarë.

Dëmi në sipërfaqet është i madh, në disa vende ende ka tym, është djegur pyll me pisha, lis dhe me kërcell të ulët.

“Aty ka zjarr disa orë, por vendi është i pa qasshëm dhe nuk mund të veprohet me automjete. Po tentojmë me makina të bëjmë prerje të drunjve, të cilën në terren e realizojnë ekipet e ekonomisë së pyjeve, që të mos përhapet zjarri drejt anës së djathtë të rrugës”, deklaroi Jovanovska.

Edhe nga komuna presin që helikopterët ta lokalizojnë zjarrin në pjesën e pa qasshme, që ekipet në terren të veprojnë me kohë para natës. Nga zjarri në Kokino nuk ka të lënduar, por janë përfshirë disa shtëpi, ku nuk ka pasur banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat