Janë krijuar kushte për fillimin e vitit të ri shkollor me prani fizike, vlerësoi sot Shtabi i Përgjithshëm i Krizave i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Vendimi përfundimtar se si do të fillojë viti i ri shkollor pritet të merret nesër në seancëne Qeverisë.
Sipas anëtarëve të SHPK në shtojcë të konkluzionit për fillimin e viti shkollor me prani fizike, është numri i madh i mësimdhënësve të vaksinuar dhe kuadrit shkollor, i cili për mementin është 62% nga numri i përgjithshëm i punonjësve në shkolla.
Në drejtim të fillimit të vitit të ri shkollor janë protokollet për mbrojtjen nga Covid-19, për mësimdhënien me prani fizike, të përgatitura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe tani më janë miratuar nga Komisioni për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse, dhe u referohet mbajtjen e maskave dhe ajrosjen e rregullt të ambienteve ku mbahen mësimet.Protokollet tashmë janë dorëzuar në shkolla.