Maqedonisë do t’i dhurojë Bullgaria vaksina kudër coronavirusit

Maqedonia

Maqedonisë do t’i dhurojë Bullgaria vaksina kudër coronavirusit

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Qeveria bullgare ka miratuar një projekt-marrëveshje për dhurimin e vaksinave kundër Covid-19, prodhuar nga Pfizer-Biontech, Republikë së Maqedonisë së Veriut, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve “BTA”.

Është një marrëveshje trepalëshe midis Republikës së Bullgarisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Pfizer-Biontech.

Një marrëveshje dypalëshe për dhurimin e vaksinave kundër Covid-19 është miratuar gjithashtu midis dy vendeve.

Marrëveshjet parashikojnë një donacion prej 51.480 doza të vaksinës Komirnati, si dhe që të gjitha shpenzimet për shpërndarjen e vaksinave të përballohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat