Viti i ri mësimor do të fillojë me prezencë fizike

Maqedonia

Viti i ri mësimor do të fillojë me prezencë fizike

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se viti i ri mësimor 2021/2022 do të fillojë me prezencë fizike dhe me kapacitet të plotë sipas protokolleve të vërtetuara.

Ky vendim u miratua para disa ditëve në mbledhjen e 99-të qeveritare me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Zaev theksoi se vazhdimisht ndiqen gjendjet dhe se si alternativë kanë dy skenarë: kalim në mësim online ose model i kombinuar, por kjo vetëm nëse përkeqësohet gjendja.

Ndryshe, përjashtim nga ky vendim kanë fëmijët me sëmundje të rralla ose fëmijët me pengesa, fëmijët me sëmundje kronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat