Covid-19 po bën kërdinë aty ku ka pak të vaksinuar

Maqedonia

Covid-19 po bën kërdinë aty ku ka pak të vaksinuar

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:20
Ilustrim

Sëmundja po përhapet me shpejtësi në këto qytete e zona të tjera që po ashtu kanë përqindje të ulëta të imunizimit. Në Gostivar vetëm 21, 8 për qind e popullsisë së rritur është imunizuar, ndërsa mbulimi është i lartë në Gjevgjeli, ku më shumë se gjysma e popullsisë ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës. Shkupi, Tetova e Gostivari janë tre qytetet që renditen të parat sa i takon shifrave të larta të personave të infektuar me Covid

Shkupi, Tetova e Gostivari janë tre qytetet që renditen të parat sa i takon shifrave të larta të personave të infektuar me Covid. Dhe sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në të gjitha këto qytete ka një përqindje të ulët të popullsisë së vaksinuar mbi 18 vjet, që tregon se sëmundja po përhapet me shpejtësi në këto qytete e zona të tjera që po ashtu kanë përqindje të ulëta të imunizimit. Përkatësisht në Shkup numërohen mbi 3400 raste janë aktive, e ndjekur nga Tetova me mbi 1700, Gostivari me mbi 1500. Si qytetet të tjera me numra treshifrorë të rasteve aktive janë edhe Kumanova, Kërçova dhe Strumica. Sa i takon vaksinimit, në Gostivar rreth 21 mijë persona morën dozën e pare të vaksinës, ose 21,8 për qind e popullsisë së rritur të përgjithshme, që e rendit këtë qytet të fundit sa i takon mbulimit të ulët të popullsisë së imunizuar. Pasohet nga Kërçova me 24.4 për qind, Strumica 26, Tetova 26.6, Kumanova 26.7 dhe Shkupi 37 për qind.

Për rrjedhojë në këto qytete, presioni mbi spitalet është më i madh në valën e re të Covid-19, veçanërisht në Tetovë dhe Gostivar, ku nuk ka më vende të lira, duke bërë që pacientët t’i drejtohen spitaleve në Shkup, ku po ashtu priten të rihapen edhe qendrat e Covid-it.

Situata është krejtësisht e ndryshme në qytetet ku ka një numër më të madh të qytetarëve të vaksinuar. Gjevgjelia ka përqindjen më të lartë me 54.2 për qind të popullsisë së imunizuar mbi 18 vjeç dhe vetëm 40 infektime (ndër qytetet me numrin më të ulët të të infektuarve). Gjithashtu me më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar janë Kavadari, Negotina dhe Ohri (49.6 dhe 49.4 për qind). Që prej 16 gushtit, kur qeveria shtrëngoi masat dhe certifikata e vaksinimit u bë e detyrueshme për hyrje në të gjitha objektet e mbyllura, interesi për vaksinimin u rrit.

Nga e hëna mbi 66 mijë persona morën dozën e parë të vaksinës. Sipas shifrave të fundit, mbi 650 mijë njerëz janë vaksinuar me një dozë deri më tani, dhe gjysmë milioni janë rivaksinuar. Nga këto, 70për qind e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë, 67për qind mbi 65 vjeç, 63për qind mbi 60 vjeç dhe 54për qind e popullsisë mbi 50 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine. Të mërkurën, punkti i vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski” do të rihapet, për shkak të rritjes së interesit për vaksinim pasi të hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese, të cilat lejojnë të hyjnë vetëm njerëzit e vaksinuar dhe personat që janë ekspozuar ndaj Covid-19 në 45 ditët e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat