Njoftom Shahpaska: Janë vaksinuar 65 për qind e të punësuarve në kopshte

Maqedonia

Njoftom Shahpaska: Janë vaksinuar 65 për qind e të punësuarve në kopshte

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 19:56
Jagoda Shahpaska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska thotë se kopshtet janë të gatshme të vazhdojnë me punë sipas protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19. Ajo tha se po bëhet dezinfektimi i objekteve të kopshteve dhe po sigurohen të gjitha mjetet dezinfektuese të cilat do të nevojiten.

Ministrja bën thirrje edhe më shumë të rritet përfshirja e të punësuarve të vaksinuar në kopshte, që tani paraqet 65 për qind.

Ajo përkujtoi edhe se kopshtet që nga viti i kaluar janë të gatshme të punojnë në këto kushte të jashtëzakonshme të cilat i imponoi pandemia me Kovid-19.

“Ju e dini se protokollet e para u miratuan vitin e kaluar në maj për kujdes të fëmijëve në kopshte dhe në pajtim me atë protokoll mund të them se kujdesi për fëmijët vitin e kaluar ishte në nga rrëfimet më të suksesshme se si menaxhohet pandemia me Kovid-19. Me respektim konskeuent të protokolleve të cilat janë shkruar në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore mundësuam kopshtet të jenë vend i qëndrimit të sigurt i fëmijëve, virusi nuk pati transmetim nga fëmija në fëmijë dhe u reagua em kohë për të gjithë të punësuarit pozitivë apo fëmijët të cilët sillnin virus nga shtëpia”, tha Shahpaska, e cila sot në Strumicë kontrolloi punët ndërtimore në dy kopshte të reja.

Ajo bëri thirrje të gjithë të punësuarit në kopshte të vaksinohen dhe të rritet përfshirja për funksionim akoma më të sigurt të kopshteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat