Në pjesën jugore të Maqedonisë së Veriut regjistrohet tërmet

Maqedonia

Në pjesën jugore të Maqedonisë së Veriut regjistrohet tërmet

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, sot në orën 19:00, regjistroi një tërmet.

Epiqendra gjendet 120 km në jug të Shkupit dhe buron nga zona epiqendrore Strumicë.

Tërmeti kishte një magnitudë Rihter ML2.2.

Dhe u ndje nga popullata e Strumicës, Valandovës dhe zonës përreth me një intensitet prej III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat