Aksion i përforcuar i MPB-së, gjobiten 102 shoferë të dehur

Maqedonia

Aksion i përforcuar i MPB-së, gjobiten 102 shoferë të dehur

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme ka nisur aksion për kontroll në trafik që ka zgjatur deri në ora 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga ky aksion janë dënuar 102 shoferë të cilët kanë drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga trafiku.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat