Ahmeti: Nuk guxon të ketë derë të mbyllur për hallin e qytetarit

Maqedonia

Ahmeti: Nuk guxon të ketë derë të mbyllur për hallin e qytetarit

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:37
Ali Ahmeti

Pas zyrtarizimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, BDI sot ka shpalosur platforëm dhe pesë premtimet kryesore, të cilat sipas kësaj partie, kandidatët duhet patjetër t’u përmbahen.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij tha se fushata zgjedhore duhet të zbardhë se si kandidatët do ta zhvillojnë komunën në të cilën do të zgjidhen.

“Ne tek BDI jemi përpjekur që të mbetemi parti e fjalës së dhënë dhe e veprës së realizuar. Andaj, u dakorduam me të gjithë kandidatët që ti përmbahemi agjendës së blertë për të përmirësuar cilësinë e jetës. Agjenda e dytë është agjenda digjitale – një administratë elektronike është çelësi për shërbim efikas publik por edhe transparent duke dhënë shërbime tërësisht dixhitale. E treta është agjenda e derës së hapur – kryetarët e komunave janë në shërbim të qytetarëve dhe komunat tona ju takojnë qytetarëve. Nuk guxon të ketë derë të mbyllur për hallin e qytetarit. Të gjithë qytetarët do të kanë çasje të plotë tek kryetarët e komunave sepse komuna është e tyre”.

“E katërta është: Agjenda e përfshirjes së qytetarëve – politika e përditshme nënkupton marrje të vendimeve të shpeshta dhe të rëndësishme të cilat ndikojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe të ardhmën e tyre. Përfshirja e qytetarëve në vendimmarje nënkupton që vendimet e mëdha nuk do të mirren nga rrethi i ngushtë drejtues i komunës, por nga ju, qytetarët. Dhe e pesta është: agjenda zero – të jesh i zgjedhur do të thotë të përfitosh besimin e qytetarëve. Kryetarët tanë të komunave do të sigurojnë dhe mbrojnë këtë besim me çdo kusht. Andaj, risia e këtyre zgjedhjeve është politika zero, që nënkupton zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero korrupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu, zero ndërtime pa leje, zero qytetarë të lënë pas dore”, tha në fjalimin e tij kryetari i BDI-së.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet lokale fillon më 27 shtator, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat