Në Maqedoni vetëm dje janë vaksinuar gjithsej 13.232 qytetarë

Maqedonia

Në Maqedoni vetëm dje janë vaksinuar gjithsej 13.232 qytetarë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSh njoftojnë se janë aplikuar gjithsej 1.326.584 doza të vaksinës, ndërsa 589.573 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 13.232 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.214 qytetarë.

54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 29% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, thonë nga MSh.

Nga atje shtojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat