Shkupi me më së shumti raste aktive me COVID-19

Maqedonia

Shkupi me më së shumti raste aktive me COVID-19

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Shkupi mbetet qyteti më më së shumti raste me coronavirus, ndërsa qyteti i Dojranit ka më pak raste aktive.

Momentalisht në kryeqytet ka 5.791 raste aktive, ndërsa Dojrani ka vetëm katër raste aktive. Demir Kapia ka 5, ndërsa Pehçeva dhe Demir Hisari kanë nga 10 raste aktive. Krusheva është me 16 dhe Makedonska Kamenica me 147.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë bërë 1.225.089 testime për coronavirus, ndërsa deri tani me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 183.705 persona, kurse prej tyre 164.383 janë shëruar dhe 6.277 kanë humbur jetën.

Numri i rasteve aktive është 13.045, ndërsa më së shumti raste aktive pas kryeqytetit janë Tetova, Kumanova dhe Gostivari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat