140.000 euro nga BE për më të goditurit nga zjarret në RMV

Maqedonia

140.000 euro nga BE për më të goditurit nga zjarret në RMV

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

BE: 140.000 EURO PËR MË TË GODITURIT NGA ZJARRET NË RMV

BE-ja do të sigurojë 140.000 euro mjete humanitare që t`u ndihmojë familjet që më së shumti u goditën nga zjarret që shpërthyen në vendin tonë kah fundi I Korrikut.

Mjetet janë pjesë e kontributit të përgjithshëm të BE-së në Fondin për Ndihmë Urgjente gjatë katastrofave (DREF) të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC). Mjetet mbështeten edhe nga Kryqi I Kuq kombëtar, që do të ndihmojë në dërgesën e ndihmës së nevojshme, duke llogaritur ushqime dhe produkte tjera të nevojshme.

Ndihma humanitare është për 12.600 persona të goditur.

Nga 30 Korriku, Maqedonia e Veriut u përfshi nga nja valë e të nxehtit që shkaktuan zjarre dhe u shkaktuan dëme të mëdha në disa rajone të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat