Edhe 44 qytetarë nga Afganistani i shpëton Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Edhe 44 qytetarë nga Afganistani i shpëton Maqedonia e Veriut

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 19:48
Edhe 44 qytetarë nga Afganistani i shpëton Maqedonia e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se mbetet e përkushtuar në aksionin humanitar që ka për qëllim të ndihmojë qytetarët afganë të cilët gjatë periudhës së kaluar kanë punuar në përmirësimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe paqes.

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit arritën 44 qytetarë afganë, përkatësisht nga organizata “Turquoise Мountаin”. Këto persona janë aktivistë në këtë organizatë, por në mesin e tyre ka edhe familjarë të tyre”, thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria thonë se kjo organizatë është themeluar në vitin 2006 nga princi Charles me mision humanitar dhe kjo organizatë restauroi më shumë se 150 objekte, trajtoi rreth 165 mijë pacientë në klinikën në Kabull, hapi dhe mbështeti më shumë se 50 biznese dhe aktivitete tjera.

“Personat do të akomodohen përkohësisht në Shkup deri sa nuk sigurohet transferi deri te destinacioni i tyre përfundimtar. Shpenzimet e këtij grupi janë mbuluar nga organizatat ndërkombëtare”, thonë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat