552 persona dy herë janë infektuar me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

552 persona dy herë janë infektuar me COVID-19 në Maqedoni

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut gjithsej 522 persona janë infektuar sërish me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e deri më 19 shtator, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Nga ata që u infektuan përsëri, një person u infektua me koronë për herë të tretë, nënvizohet në raport. Ndërkohë që vetëm javën e kaluar janë raportuar 23 ri-infeksione.

Raporti i ISHP-së thotë se javën e kaluar u regjistruan gjithsej 3340 raste të reja me Covid-19 nga një total prej 28,972 testesh. Gjysma e të infektuarve janë nga Shkupi.

Ka pacientë të regjistruar nga të gjitha moshat, dhe grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat