Regjistrohen mbi një milion e 300 mijë qytetarë

Maqedonia

Regjistrohen mbi një milion e 300 mijë qytetarë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 10:58
Ilustrim

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se deri ditën e djeshme në ora 20:00, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 1.383.434 qytetarë.

Nga ESHS njoftojnë se nga diaspora janë vetëregjistruar 195.477.

Në të gjithë vendin, regjistruesit deri një ditë më parë kanë evidentuar 431.573 mijë amvisëri dhe 595.754 mijë banesa.

Regjistrimi në terren si dhe ai online i diasporës do të vazhdojë deri më 30 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat