Ja çka thotë Lazim Destani lidhur me donacionin e 10 ambulancave

Maqedonia

Ja çka thotë Lazim Destani lidhur me donacionin e 10 ambulancave

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Lazim Destani për donacionin e 10 ambulancave në rrjetin e tij social facebook shkruan:

Më vjen mirë që përmes biznesit tonë familjar po e bëjmë donacionin e radhës. Pandemia vazhdon të kërcënojë e të marrë jetë, andaj është sfera e shëndetësisë ajo që kërkon vëmendje.

Për ta sjellë ndihmën mjekësore sa më shpejt te ata që e kanë këtë nevojë, apo për transportimin e pacientëve drejt qendrave më të specializuara, kësaj radhe zgjodhëm të dhurojmë autoambulanca të kompletuara me pajisjet spitalore të teknologjisë më të re, përfshirë edhe ato për Covid-19.

Shpresoj ky donacion të jetë një ndihmë për spitalet e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që shërbimet e emergjencës të jenë sa më efektive ndaj kërkesave të popullatës e të pacientëve që ndihmën e shpejtë e kanë aq të nevojshme.

Uroj gjithashtu sa më i vogël të jetë numri i atyre që do kenë nevojë për këtë ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat