Nesër nis fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Nesër nis fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 10:32
Votime në Maqedoninë e Veriut. Fotografi nga arkivi

Prej nesër në Maqedoninë e Veriut nis fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Për 20 ditë kandidatët për kryetar komune nga partitë politike dhe nismat e pavarura do të shpalosin ofertat zgjedhore.

Rrethi i dytë zgjedhor do të zhvillohet më 31 tetor, në rast se në raundin e parë nuk zgjedhet kryetari i komunës.

Në këto zgjedhje që do mbahen në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit do të garojnë 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura.

Numri i përgjithshëm i votuesve që do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale më 17 tetor 2021 është 1.824 864.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat