Fillon aplikimi i dozës së tretë të vaksinës në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Fillon aplikimi i dozës së tretë të vaksinës në Maqedoninë Veriore

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Të hënën fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Maqedoninë Veriore.

Me dozën e tretë do të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi 60-vjeç, punonjësit shëndetësorë, pacientët të cilët kanë transplantime të kryera, janë në dializë apo kanë imunitet të dobët, e të cilët kanë kaluar 6 muaj që nga marrja e dy dozave të para të vaksinës.

Vendimi për dozën e tretë vjen pas rekomandimit të Agjencive evropiane dhe amerikane të Ilaçeve si dhe analizave të cilat janë bërë gjatë periudhës së shkuar.

Komiteti për imunizim ka vendosur që doza e tretë të jetë me Pfizer pavarësisht se me cilën vaksinë paraprakisht është imunizuar personi i caktuar.

Për vaksinimin me dozën e tretë qytetarët do të njoftohet me SMS porosi në të cilën do t’iu caktohet termin, njëjtë sikur procesi i vaksinimit në fillim me grupet kritike të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat