Vazhdojnë studimet për ndihmën e shqiptarëve ofruar hebrenjve

Maqedonia

Vazhdojnë studimet për ndihmën e shqiptarëve ofruar hebrenjve

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 06:46
Skender Asani

Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup po vazhdon grumbullimin e dëshmive për ndihmën që shqiptarët iu ofruan hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Drejtori i Institutit, Skender Asani tha se përvoja nga këto hulumtime duhet të përdoret për dokumentimin e krimeve ndaj shqiptarëve. Ai i bëri këto komente për Zërin e Amerikës gjatë një vizite në Uashington. Me të bisedoi kolegu Burim Goxhuli.

Hulumtues shkencorë nga Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare me seli në Shkup, ishin në Uashington ku u takuan me përfaqësues të Memorialit dhe Muzeut të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy palëve në sigurimin dhe studimin e dëshmive për Holokaustin si dhe luftën ndaj antisemitizmit.

“Ne me muzeun e Holokaustit i cili është udhëheqës botëror në këtë temë, kemi zhvilluar me disa departamente të saj takime të rëndësishme që neve do të na shërbejnë në përvojat tona gjatë hulumtimit dhe edukimit për temën e holokaustit. Ata na premtuan se do ta trajnojnë nëpërmjet programeve të ndryshme kuadrin tonë në aspektin profesional”, tha zoti Skender Asani, drejtor i Institutit.

Drejtori i këtij Instituti, Skender Asani tha se përfitimet për shqiptarët nga mësimet e nxjerra përmes hulumtimeve të Holokaustit janë të shumëfishta.

“Kur dihet se në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut 98 për qind e popullatës u deportua dhe zë vendin e parë në botë për deportimin e hebrenjve, ndërsa ata që u shpëtuan u shpëtuan nga dora e shqiptarëve lokalë. Duke i nxjerrë në territorin e Shqipërisë së sotme dhe në Kosovë, sepse ato territore quheshin si toka të liruara. Ishin shqiptarët e Maqedonisë që Ii dërguan atje, sepse Hebnrejtë nuk zbritën në Tiranë apo Shqipërinë e sotme me parashutë por I shpëtoi dikush në tokën e premtuar. Qëllimi ynë ka qenë që të nxjerrim fakte dhe argumente se si shqiptarët kanë qenë në momente më të vështira sis hpëtim për hebrenjtë. Ndërsa e dyta është që ajo përvojë që ne po e marrim do të n ashërbejë për të prezantuar atë që është bërë ndaj popullit shqiptar”, shtoi ai.

Veç Holokaustit, Instituti për Trashgiminë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare në Shkup kryen studime edhe për shumë çështje tjera që lidhen me gjuhësinë, letërsinë, folklorin, etnologjinë dhe historinë shqiptare.

Zoti Asani thotë se grumbullimi i fakteve nuk është i vështirë, por mungesa e financave po sfidon punën e Institutit.

“Punën që po e bëjmë është më shumë vullnetare dhe me sakrificë. Në fillim kemi pasur mbështetjen nga shteti por për fat të keq tani kem iedhe pengesa për shkak të avancimit tonë shkencor. Për shkak se kem idalur në tregun shkencor në Maqedoni, në rajon por edhe në nivel botëror. Dikë e frikëson puna jonë dhe ne kemi pengesa. Por këto nuk do të na trembin q ëne të vazhdojmë rrugën tonë dhe të nxjerrim në pah trashëgiminë tonë të pasur dhe t’ia plasojmç botës civilizimin tonë”, tha ai.

Zoti Asani thotë se ka interesim për studime të mirëfillta të historisë shqiptare prandaj ai kërkon përkrahje si nga institucionet në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe nga ato të Shqipërisë dhe Kosovës./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat