Mitsotakis: Bullgaria po mban peng Shkupin dhe Ballkanin!

Maqedonia

Mitsotakis: Bullgaria po mban peng Shkupin dhe Ballkanin!

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:51
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mitsotakis e bëri të qartë qëndrimin e tij se pranimi i Ballkanit në Bashkimin Europian, duhet të përshpejtohet.

“Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Lubjanës. Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja.

Gadishulli Ballkanik është europian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund të shihet vetëm përmes Europës", thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit grek.

Kur ishte në opozitë, partia Demokracia e Re e Mitsotakis votoi kundër marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit e cila i hapi rrugën Shkupit për t’u bashkuar me BE.

Megjithatë, pas marrjes së pushteti ai bëri një kthesë të fortë dhe e mbështeti plotësisht perspektivën europiane të shteti fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat