Me qëllim të rritjes së ndërveprimit me publikun, në mënyrë që të sigurohet vazhdimisht
transparenca e sigurimit pensional me financim kapital dhe të shpjegohen karakteristikat, mundësitë dhe
përparësitë e sigurimit pensional me financim kapital, në një mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për
qytetarët, si dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien për punimin, Agjencia për Mbikëqyrjen
e Sigurimit pensional me financim – MAPAS ka përgatitur uebfaqen e re www.mapas.mk.
Uefbaqja e re siguron qasje më të lehtë në të gjithë informacionet që lidhen me sigurimin pensional me financim kapital për
pjesëmarrësit, dhe për të gjithë të interesuar dhe publikun e gjerë.
Krijimi i uebfaqes së re, www.mapas.mk, është një tjetër aktivitet nga seria e aktiviteteve të ndërmarra nga
MAPAS për të përmbushur misionin e saj – mbrojtja e interesave të anëtarëve dhe anëtarëve në pension të
fondeve pensionale dhe inkurajimi i zhvillimit të sigurimit pensional me financim kapital për ditë pensionale
më të sigurta.
E përpunuar me trendet më të fundit, www.mapas.mk ofron navigacion "të lehtë", ku të gjitha informacionet
kryesore për publikun janë lehtësisht të arritshme. Uebfaqja e azhuruar është gjithashtu kompatibile për
pajisjet mobile si smartphonet, tabletet …
Uebfaqja e re përmban një mjet të thjeshtë dixhital https://mapas.mk/proverka-i-raspredelba-na-osigurenik/
për një kontroll të shpejtë të secilit përdorues ku është anëtar i fondit të detyrueshëm pensional. Ky mjet,
përveç dhënies së informacionit për përdoruesit i fondit pensional ku është anëtar, ai gjithashtu e informon
atë për mënyrën se si mund të monitorojë llogarinë e tij individuale.
Është mundësuar një pasqyrë më e shpejtë dhe e përhershme e numrit të anëtarëve dhe shumës neto të
aseteve në fondet pensionale të detyrueshme dhe vullnetare. Ndër funksionalitetet e uebfaqes është edhe
mundësia për paraqitjen dixhitale të deklaratave dhe kërkesave, si dhe mundësia për raportim dixhital të
parregullsive në MAPAS. Një mundësi shtesë në uebwaqen është qasja në regjistrin e agjentëve të shoqërive
pensionale për kontakt të drejtpërdrejtë dhe marrjen e informacionit të dobishëm nga agjentët e shoqërive
pensionale.
Të gjitha palët e interesuara dhe përdoruesit e jashtëm që duan të informohen në mënyrë më të detajuar në
lidhje me situatën në sigurimin pensional me financim kapital dhe për punën e MAPAS, kanë mundësinë ta
bëjnë këtë përmes njësive të organizuara qartë në uebfaqen dhe duke hyrë në dokumente në formë dixhitale.
Të nderuar lexues, mendimi juaj për uebfaqen e re të MAPAS është shumë i rëndësishëm për ne. Nëse keni
ndonjë koment, vërejtje apo sugjerim, ju lutemi dërgoni mesazh në [email protected].