RMV, nesër fillon testimi për COVID i nxënësve në shkolla fillore dhe të mesme

Maqedonia

RMV, nesër fillon testimi për COVID i nxënësve në shkolla fillore dhe të mesme

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Me pëlqimin e prindërve, nxënësit në shkollat ​​fillore nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën dhe nxënësit e shkollave të mesme do të testohen duke filluar prej nesër, për praninë e virusit kovid 19. Në metodologji janë përfshirë rreth 8200 fëmijë, proporcionalisht të shpërndarë nëpër komuna sipas numrit të nxënësve, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Skriningu është planifikuar të zgjasë pesë ditë dhe çdo ditë do të testohen rreth 1600 fëmijë, në vetë shkollat ​​ku ekipet mobile do të shkojnë në terren dhe do të kryejnë testimin gjatë orëve të mësimit.

Nxënësit do të zgjidhen sipas zgjedhjes rastësore nga E ditari, ndërsa prindërit do të duhet të nënshkruajnë pajtim për pjesëmarrje në testimin e fëmijëve. Nëse ndonjëri nga prindërit refuzon, do të ketë mostër zëvendësuese nga e cila do të zgjidhet tjetër fëmijë për testim”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Fëmijët nga shkollat e veçanta dhe shkollat ​​ku numri mesatar i nxënësve në klasë është më pak se 10 fëmijë do të jenë të përjashtuar nga ky proces pasi bëhet fjalë për vende më të vogla rurale ku mësojnë një përqindje shumë e vogël e të gjithë nxënësve dhe në vende ku incidenca e virusit është shumë i ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat