MPJ e Maqedonisë hedh postë informacionet se në Kavadar është dëmtuar monumenti i 193 ushtarëve bullgarë

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë hedh postë informacionet se në Kavadar është dëmtuar monumenti i 193 ushtarëve bullgarë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një kumtese hodhi poshtë informacionet në media për dëmtimin e monumentit të 193 ustarëve bullgarë të vrarë në Luftën e Parë Botërore, pranë autostradës Gradsko-Prilep, seksioni “Farish – Drenovë”, Kavadar.

“Sipas raportit të Zyrës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore – Ministrisë së Kulturës, dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore – Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila bëri një inspektim të jashtëzakonshëm, u konstatua si në vijim:

“Së pari, monumenti kryesor nuk bie nën asnjë regjim të monumentit të mbrojtur ose trashëgimisë kulturore, por edhe përskaj kësaj, është në gjendje të mirë, pa dëmtime;

“Së dyti, rreth monumentit ka tokë bujqësore që kultivohet në një mënyrë që anashkalon këtë përmendore;

Së treti, monumenti është jashtë zonës së planifikuar për kryerjen e punëve të përhershme, nuk preket nga asnjë punë ndërtimore dhe pas inspektimit në terren u konstatua se është pa dëmtime.

Situata në terren tregon se për momentin monumenti është fizikisht i ndarë nga traseja në të cilën po kryhen punimet e ndërtimit, në autostradën Gradsko-Prilep, me gardh mbrojtës të përkohshëm, i cili do të zëvendësohet me gardh të përhershëm të parashikuar me Projektin themelor për ndërtim. Pas ndërtimit të këtij gardhi, hapësira e lirë midis tij dhe monumentit do të jetë rreth 4 metra. Pas përfundimit të punimeve, do të ketë hapësirë për qasje në monument, respektivisht hapësirë që ta bëjë atë të arritshëm për vizitorët e interesuar.

Së katërti, nuk ka varreza përreth këtij monumenti, dhe sipas inspektimit në terren, një situatë e tillë nuk dihet nëse ishte ndryshe në të kaluarën. Rreth 100 metra nga ky monument, u konstatua se ka edhe një shenjë tjetër më të vogël, memoria e të cilit nuk dihet.

Me gjendjen faktike të vërtetuar nga institucionet kompetente, duam t’i hedhim poshtë të gjitha akuzat që janë shfaqur në publik, ndërsa u bëjmë thirrje të gjithë individëve dhe institucioneve të përfshira që të jenë të kujdesshëm dhe të mos i nënshtrohen provokimeve, qëllimi i të cilëve është të rrezikojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve dhe përpjekjet e dy Ministrive për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për të kapërcyer dallimet.

Është veçanërisht shqetësuese që tendenca e spekulimeve të tilla është intensifikuar kohët e fundit, gjë që tregon se bëhet fjalë për një qasje të organizuar për keqpërdorimin e tyre, për të cilën duam të paralajmërojmë më tej për kujdes dhe sjellje të përgjegjshme”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat