Maqedonia për herë të parë voton me aparat për shenja të gishtërinjëve

Maqedonia

Maqedonia për herë të parë voton me aparat për shenja të gishtërinjëve

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 07:45
Ilustrim

Maqedonia e Veriut sot për 12 orë të votojë për fatin e udhëheqësve të komunave dhe për këtë në proces pritet të përfshihen më shumë se 1.8 milion qytetarë të cilët ligjërisht e kanë të drejtën e votës për kryetar komune dhe për këshill komunal.

Në procesin e votimit do të përfshihen 3480 vendvotime të cilat nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë paisur me nga një aparat për shenjat e gishtërinjëve.

Këto aparatë janë porositur nga kompania gjermane “Dermalog” e specializuar për shenjëzim në procese sigurie.

Në vendvotim, ju në ekran do të shihni të gjithë informacionet e duhura për procesin dhe me informacionet tuaja.

Para dhe pas përdorimit të aparatit për gishtërinj, ju do të duhet të dezifektoni duart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat