Rezultatet e para KSHZ-ja duhet t’i kumtojë në afat prej 12 orëve

Maqedonia

Rezultatet e para KSHZ-ja duhet t’i kumtojë në afat prej 12 orëve

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:39
Qendra e votimit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të marra në mënyrë elektronike nga Komisionet komunale zgjedhore i shpall në mënyrë sukcesive, ndërsa rezultatet në bazë të dhënave nga procesverbalet e Komisioneve komunale zgjedhore në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Komisionet komunale zgjedhore rezultatet e para të zgjedhjeve duhet t’i shpallin në afat prej 7 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë dhe theksohet në tabelat e shpalljeve në komunë dhe kumtohen në media.

Komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit rezultatet e para nga zgjedhjet për anëtarët e këshillit, përkatësisht kryetar komune I shpall brenda 10 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga Komisionet Komunale Zgjedhore për Qytetin e Shkupit dhe i thekson në tabelë për shpallje në Qytetin e Shkupit dhe i kumton në media.

KSHZ -ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i shpall menjëherë, ndërsa më së voni nga dita e përfundimit të tyre. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, KSHZ-ja i shpall për secilën komunë veç e veç.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve shpallen nga KKZ -ja menjëherë, dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre.

Në rrethin e parë të votimit për kryetar komune, zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga zgjedhësit që kanë votuar, nëse rezulton një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në certifikatën nga Lista e votuesve për komunën përkatëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat