Problemet me “fingerprint” në Maqedoni, OSBE-ODIHR: Mbajmë shënim

Maqedonia

Problemet me “fingerprint” në Maqedoni, OSBE-ODIHR: Mbajmë shënim

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:49
Ilustrim

Procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ka nisur me probleme teknike, që kanë të bëjnë me aparatet biometrike për votim.

Shefja e misioni vëzhgues të OSBE-ODIHR, Tana De Zulueta deklaroi sot se 165 vëzhguesit e tyre janë në terren dhe se po ndjekin votimet.

Lidhur me shqetësimet për problemet me aparatet biometrike të identifikimit, De Zulueta theksoi se po mbahen shënime për gjitha këto dhe se pasqyra e përgjithshme do të shihet në fund të ditës.

Kurse, kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski tha se në shumë vendvotime aparatet ose nuk kanë mund të vihen në përdorim ose votuesit nuk kanë mundur të identifikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat