Opozita zhgënjeu elektoratin, BDI mban fronin

Maqedonia

Opozita zhgënjeu elektoratin, BDI mban fronin

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 06:02
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë surpriza e skenës politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si kalaja e pamposhtur duke mbajtur kështu fronin si parti më e votuar dhe më e mbështetur nga elektorati në vend.

Edhe këto zgjedhje lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka fituar zgjedhjet duke lënë dukshëm mbrapa partitë opozitare të cilat edhe këtë herë kanë humbur karshi partisë së Ali Ahmetit.

Surpriza nuk ka pasur ashtu siç pritej, përveçse në Tetovë, ku kandidati i Lëvizjes BESA, njëherësh kryetar i kësaj partie, Bilall Kasami shkoi në rrethin e dytë me kryetaren aktuale të Tetovës, Teuta Arifin e BDI-së.

Partia e Ali Ahmetit nga ana tjetër që në raund të parë ka fituar tre komuna – Sarajin, Likovën dhe Pllasnicën, ndërsa kryeson pothuajse në të gjitha komunat tjera shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat