RMV, janë aplikuar mbi 1.5 milion doza vaksinash, 45% e të rriturve janë rivaksinuar

Maqedonia

RMV, janë aplikuar mbi 1.5 milion doza vaksinash, 45% e të rriturve janë rivaksinuar

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3.475 doza vaksine, nga të cilat 917 janë aplikuar si doza e parë, 2.509 janë rivaksinuar, ndërsa 49 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, përcjellë Portalb.mk.

Deri më 18 tetor, gjithsej janë vaksinua 799.762 qytetarë, 763.031 janë rivaksinuar, kurse dozën e tretë e kanë marrë 1.197 qytetar. 54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar.

Ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Vaksinimi me një dozë është 47% e popullsisë së rritur, kurse me dy doza janë vaksinuar 45% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, kurse 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat