​14 viktima nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​14 viktima nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:52
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3431 teste të kryera janë regjistruar 472 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë.

Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 14 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 197.669 raste, prej të cilëve 183.972 janë shëruar, 6.719 janë aktive, ndërsa 6.978 kanë ndërruar jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat