Bekteshi: Tetova dhe Gostivari do të udhëhiqen nga kandidatët e BDI-së

Maqedonia

Bekteshi: Tetova dhe Gostivari do të udhëhiqen nga kandidatët e BDI-së

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 09:38
Kreshnik Bekteshi

“Kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim, zonja Teuta Arifi dhe zotëri Nevzat Bejta më 31 tetor do të jenë kryetarë të Tetovës dhe Gostivarit”.

Kështu ka vlerësuar Kreshnik Bekteshi nga BDI. Në emisionin “ClickPlus” në TV21, ai tha se këto dy komuna janë çështje e kryer.

“Çështja e komunës së Gostivarit dhe Tetovës është çështje e kryer. Fiton Bashkimi Demokratik për Integrim siç fitoi me partitë politike ashtu do të fitojë edhe tash në rreth të dytë”, tha Bekteshi.

Ai gjithashtu tha se pas 31 tetorit do të ketë rritje të shumicës qeverisëse në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat